Valentina Gara: Nga 3 korriku fillojnë linjat e rregullta Prishtinë–Paris dhe Prishtinë–Lion

23 qershor 2025 | 16:17

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” po vazhdon me sukses zhvillimin dhe zgjerimin e shërbimeve të tij. Sipas zëdhënëses së aeroportit, Valentina Gara, gjatë tremujorit të parë të këtij viti është regjistruar një rritje prej 16% të numrit të udhëtarëve krahasuar me vitin e kaluar, duke kaluar shifrën prej 4 milionë pasagjerësh.

Gara theksoi se rritja ka qenë e ndjeshme edhe gjatë muajve prill dhe maj, me një rritje prej 22% të udhëtarëve në prill. Ajo parashikon një fluks të madh udhëtarësh edhe gjatë sezonit veror, duke e bërë aeroportin një nga pikat më të ngarkuara të trafikut ajror në rajon.

Përveç rritjes së udhëtarëve, është vërejtur edhe një rritje në numrin e të punësuarve. Sipas Garës, vetëm gjatë këtij viti janë punësuar 61 të rinj, duke dëshmuar për rritjen e vazhdueshme të kapaciteteve njerëzore dhe investimeve në aeroport.

Një lajm i rëndësishëm është edhe hapja e dy linjave të reja ajrore: Prishtinë–Paris dhe Prishtinë–Lion, të cilat do të fillojnë operimin më 3 korrik. Gara konfirmoi se biletat për këto destinacione tashmë janë në shitje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata e Ferizajt ua ka caktuar nga një muaj paraburgim…