Valentina Sopjani dhe Agron Maxhuni zgjidhen anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës

23 qershor 2026 | 16:55

Pas përfundimit të procesit të votimit të fshehtë dhe numërimit të votave në raundin e parë, me shumicën e votave të gjyqtarëve janë zgjedhur anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës gjyqtarja Valentina Sopjani nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe gjyqtari mbikëqyrës Agron Maxhuni nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, Dega në Vushtrri, ka njoftuar Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

KGJK ka bërë të ditur se procesi i votimit është zhvilluar në përputhje me dispozitat ligjore dhe rregulloret në fuqi për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga radhët e gjyqësorit.

“Rezultatet e zgjedhjes do të certifikohen nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës. Pas certifikimit të tyre, anëtarët e zgjedhur do të fillojnë ushtrimin e mandatit pesëvjeçar, duke filluar nga data 8 korrik 2026”.

Biografia e Sopjanit:

Valentina Sopjani është gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Civile në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Gjyqtarja Valentina Sopjani ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 2012. Provimin e jurisprudencës e ka përfunduar në vitin 2016, ndërsa praktikën profesionale e ka mbajtur gjatë periudhës 2014-2015 te avokati Emrush Kastrati. Nga viti 2015 deri në vitin 2018 ka punuar si bashkëpunëtore profesionale në zyrën e përmbaruesit privat Flamur Bogaj.

Më 21.01.2019, Valentina Sopjani është emëruar gjyqtare në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Civile, pozitë të cilën ende e mban.

Biografia e Maxhunit:

Agron Maxhuni është gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Penal në Gjykatën Themelore në Mitrovicë – Dega në Vushtrri. Gjyqtari Agron Maxhuni është i lindur më 08.08.1977 në Maxhunaj të Vushtrrisë, me vendbanim të përhershëm në Prishtinë nga viti 1996. Ka diplomuar në vitin 2001 në Universitetin e Prishtinës dhe ka përfunduar provimin e jurisprudencës në vitin 2015.

Përvoja e tij e punës përfshin:

– Programin ABACELI-USAID – Oda e Avokatëve të Kosovës, shkurt 2002 – shkurt 2003, praktikant;
– Zyrtar i lartë për monitorim të shërbimeve komunale – Ministria e Shërbimeve Publike, qershor 2003 – qershor 2005;
– Udhëheqës i Divizionit për Zhvillim të Legjislacionit – Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, qershor 2005 – korrik 2007;
– Drejtor i Departamentit Ligjor dhe Monitorim të Komunave në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, korrik 2007 – korrik 2016;
– Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, 13 korrik 2016 – 31 korrik 2017.

Ka qenë gjithashtu trajnues në Institutin e Kosovës për Administratë Publike në Prishtinë.

Trajnimet programore të kryera:

– Procesi i Stabilizim-Asociimit, maj 2005 – mars 2006 / BE-SOFRECO;
– Ligji i Bashkimit Evropian dhe përshtatja e tij me legjislacionin kombëtar, 2008-2009 / BE-BS EUROPE;
– Legjislacioni i Shërbimit Civil dhe Reforma e Administratës, shtator 2008 – Akademia e Administratës Publike – Gjermani, Ministria e Punëve të Brendshme;
– Ligji i Bashkimit Evropian dhe zbatimi, 6-17 korrik 2009 – ReSPA Luksemburg;
– Programi për Arbitër në Tribunalin e Arbitrazhit, shtator 2011 – USAID-Oda Ekonomike e Kosovës;
– Programi i Masterit – Politikat e BE-së / ISPE, tetor 2012;
– Programi për Vetëqeverisje Lokale, 11 maj – 16 qershor 2016 – JICA/Japoni;
– Programi i trajnimeve fillestare për gjyqtarë, tetor 2017 – tetor 2018, Akademia e Drejtësisë – KGJK, etj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Selektori i kombëtares së Portugalisë, Roberto Martínez, ka dalë në…