Valina Muçolli imiton presidenten në emisionin humoristik “Kosherja”

13 prill 15:28

Spektaklet e humorit në Shqipëri, duket se kanë rikthyer së fundmi vëmendjen edhe kah politikanët kosovarë.

Pas imitimit të bërë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në “Portokalli” duket se edhe emisioni tjetër argëtues “Koesherja”, kanë vendosur të sjellin në rol një politikane të famshme nga Kosova.

Bëhet fjalë për Presidenten e re të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila erdhi në një rol të interpretuar nga aktorja e njohur kosovare, Valina Muçolli.

Ndërkohë, roli i analistes Luljeta Aliu u interpretua nga këngëtarja dhe aktorja e njohur, Egzona Ademi.

“Kosherja” njihet si spektakël humorit, që sjell skeçe të ndryshme humoristike, shpesh edhe duke shpotitur fenomenet në vend apo ngjarjet politike aktuale.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfusha është një nga pikat nevralgjike të Kombëtares. Kjo e…