Vallecano mposhti Barcelonën

24 prill 2022 | 23:09

Barcelona mposhtet sërish në “Camp Nou”, këtë herë nga Rayo Vallecano që fitoi me shifrat 0-1 ndaj katalanasve.

Skuadra mike arriti të shënonte golin e fitores në minutën e 7-të me Garcia, gol që do t’i jete 3 pikë shumë të rëndësishme skuadrës së Ivan Balliut, i cili ishte titullarë në këtë takim.

Një humbje kjo për Xavi Hernanez, që nuk përfitoi nga humbja e Sevillës për të blinduar vendin e dytë në klasifikim, pasi tashmë të dyja skuadrat kanë kuotë të njëjtë pikësh.

Nga ana tjetër kjo fitore i jep frymëmarrje skuadrës së Rayo Vallecanos, e cila largohet me 10 pikë nga zona e mbijetesës, teksa aktualisht ndodhet në vendin e 11-të me 40 pikë, dhe kalo në renditje skuadrat si Elche, Espaynol dhe Celta Vigon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës, më 2 mars, ka themeluar Fondin e…