Valon Syla paralajmëron ‘listë të zezë’ nga Amerika për dikë nga Vetëvendosje

15 shkurt 2024 | 12:01

Analisti dhe gazetari Valon Syla, ka bërë një paralajmërim “të frikshëm” mbi pasojat që mund të kenë njerëz të pushtetit si rrjedhojë e konfrontimit me amerikanët për çështjen e dinarit.

Ai në një postim në “Facebook” ka shkruar se Vetëvendosjes “po i troket në derë ‘Lista e zezë’ nga amerikanët”.

“‘Lista e zezë’ nga amerikanët po i troket në derë njerëzve të Vetëvendosjes… Fatkeqësisht, në politikën aktuale të disa shqiptarë, ky ka mbet komunikimi i vetëm efektiv i amerikanëve me rikthimin e çmendurisë populiste dhe të paarsyeshme nga këta njerëz”, ka shkruar Syla, duke iu referuar mospajtimeve e përplasjeve për çështjen e dinarit.

Kujtojmë se sot (e enjte) gjatë ditës, ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier do të mbajë një konferencë të jashtëzakonshme për medie.

E njëjta pritet të jetë në lidhje me çështjen e dinarit serb, për ndalimin e së cilit ShBA-ja ka kërkuar kohë dhe konsultime, teksa qeveria Kurti po refuzon ta bëjë një gjë të tillë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot (e enjte) janë në orar për t’u zhvilluar ndeshjen…