Valverde edhe sezonin e ardhshëm trajner i Barçës

15 shkurt 2019 | 15:51

Trajneri Ernesto Valverde dhe Barcelona do të vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre edhe sezonin e ardhshëm.

Trajneri ka marrë besimin e drejtuesve të klubit, të cilët kanë dashur që të qetësojnë lojtarët përpara fazës më të rëndësishme të sezonit, duke bërë të ditur se Valverde do të vazhdojë aventurën.

Ernesto Valverde ka fituar me Barcelonën kampionatin spanjoll dhe Kupën e Mbretit sezonin e shkuar, por triumfi i Realit në Ligën e Kampionëve la në hije këto suksese dhe vuri në dyshim punën e tij.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian (BE) ka shprehur edhe njëherë shqetësim për mospezullimin…