Valverde pas fitores së Real Madridit ndaj Bilbaos: Ta mbash shiritin e kapitenit, fantastike

04 dhjetor 2025 | 11:52

Mesfushori i Real Madridit, Fede Valverde, ka komentuar mbi fitoren e mbrëmshme ndaj Athletic Bilbao dhe përvojën e tij me shiritin e kapitenit.

“Goli i dytë ishte spektakolar, një lëvizje e bukur ku ishin të përfshirë shumica e lojtarëve. Duhet të theksojmë edhe pritjet e Courtoisit”, ka thënë fillimisht Valverde.

Për sa i përket shiritit të kapitenit, Valverde ka thënë: “Të mbash shiritin e kapitenit është fantastike. Përpiqem të jap më të mirën time, dhe në ndeshjet e fundit ka qenë e vështirë të mos e bëj”.

Ai gjithashtu ka nënvizuar rëndësinë e përkushtimit dhe mbështetjes së ekipit.

“Stërvitem për të sjellë më të mirën nga vetja. Vlerësoj mbështetjen e shokëve të skuadrës, që gjithmonë më bëjnë të buzëqesh, dhe stafin teknik për besimin që kanë tek unë”, ka deklaruar Valverde.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Regan Nezaj shpall të pavlefshme dëftesën e sh.f.  “Bajram Curri”…