Van De Beek, synim i Barçës dhe Realit  

23 tetor 2019 | 15:28

Barcelona mund të bëjë një tjetër goditje nga Ajaxi. Me synimin për të rinovuar repartin e mesfushës drejtuesit pritet të duelojnë me Real Madrid për Van De Beek, i cili verën e kaluar ishte pranë kalimit në Real Madrid.

Katalanasit janë të bindur se 22-vjeçari do të ishte lojtari perfekt për t’ia bashkangjitur De Jong dhe nuk do të kishte probleme ambientimi pasi i përshtatet stilit të lojës të Barçës.

Problem mbetet konkurrenca e madhe për lojtarin i cili që tani vlerësohet 60 milionë euro ndërsa pas janarit Ajaxi mund të kërkojë edhe më shumë për kartonin e tij.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej…