Van Nistelrooy largohet nga Leicester City

27 qershor 2025 | 12:17

Klubi i Leicester City ka konfirmuar zyrtarisht ndarjen me trajnerin Ruud van Nistelrooy, pas një marrëveshjeje të arritur me mirëkuptim mes palëve. Lajmi vjen pas javësh spekulimesh, që pas rënies së klubit nga Premier Ligë në fund të sezonit të kaluar.

“Leicester City Football Club dhe Ruud van Nistelrooy kanë rënë dakord me mirëkuptim që kontrata e Ruud-it si trajner i ekipit të parë të përfundojë menjëherë. Ruud ka udhëhequr klubin në një periudhë sfiduese. Që nga emërimi i tij në nëntor 2024, ai ka treguar profesionalizëm, integritet dhe përkushtim të qartë ndaj objektivave tona, përfshirë integrimin e disa lojtarëve premtues nga akademia në ambientin e ekipit të parë. Ai largohet me respektin dhe falënderimet e të gjithëve në klub për përkushtimin dhe punën e tij, dhe me urimet tona më të mira për të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Leicesterit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka konfirmuar pjesëmarrjen e kryetarit…