Van Persie: Këta tre futbollistë meritojnë ‘Topin e Artë’

09 korrik 2020 | 18:20

Robin van Persie ka treguar emrat e tre futbollistëve që beson se meritojnë të jenë në podium për Topin e Artë, duke injoruar Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.

Ish-sulmuesi i Arsenalit dhe Manchester Unitedit beson se sulmuesi i Bayern Munichit, Robert Lewandowski, duhet ta fitojë çmimin më të rëndësishëm individual. Dyshja e Premierligës, Kevin de Bryune dhe Sadio Mane, njëri i Manchester Cityt dhe tjetri i Liverpoolit, janë dy lojtarët e tjerë që plotësojnë treshen e tyre.

Nëse kjo listë e Van Persiet vihet në lojë, do të ishte hera e parë që nga viti 2006 që as Messi dhe as Ronaldo nuk janë pjesë e top treshes. Që nga viti 2007, duke përmendur edhe vitin 2018, janë herët e vetme që Ronaldo apo Messi nuk kanë fituar “Topin e Artë”. Lewandowski, De Bruyne dhe Mane asnjëherë nuk kanë qenë pjesë e top treshes për “Topin e Artë”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rishi Sunak, kancelar në qeverinë e kryeministrit britanik Boris Johnson,…