
Vance: Dhuna antisemite nuk ka vend në ShBA
22 maj 2025
| 16:40
Zëvendëspresidenti i ShBA-së, JD Vance, ka deklaruar se “i thyhet zemra” për dy personat e vrarë në Muzeun Hebraik në Uashington.
“Dhuna antisemite nuk ka vend në Shtetet e Bashkuara. Po lutemi për familjet e tyre dhe të gjithë miqtë tanë në ambasadën izraelite, ku punonin dy viktimat”, ka thënë ai, raporton “BBC”.
Dy anëtarë të stafit të ambasadës izraelite janë qëlluar për vdekje duke u larguar nga një aktivitet në muze.
Sarah Lynn Milgrim dhe Yaron Lischinsky ishin çift dhe “në kulmin e jetës së tyre” para se të vriteshin, kanë deklaruar nga Ambasada e Izraelit në ShBA.