Vance: Marrëveshja ShBA-Iran u firmos në formë elektronike të dielën

15 qershor 2026 | 17:06

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), JD Vance, ka deklaruar se marrëveshja me Iranin është nënshkruar në formë elektronike gjatë fundjavës, duke theksuar se kushtet e saj tashmë kanë hyrë në fuqi dhe se Teherani nuk ka përfituar asnjë lehtësim të ri financiar.

“Ne e nënshkruam marrëveshjen në mënyrë dixhitale dje dhe nuk është liruar asnjë shumë parash. Dhe kjo nuk do të ndryshojë”, ka thënë Vance në emisionin “Good Morning America” të ABC-së.

Deklarata e tij vjen në një kohë kur ende kishte paqartësi nëse një nënshkrim i tillë elektronik kishte ndodhur realisht, edhe pse një format i tillë ishte diskutuar para arritjes së marrëveshjes.

Ndërkohë, presidenti Donald Trump kishte njoftuar të dielën se një nënshkrim zyrtar i marrëveshjes pritet të zhvillohet të premten në Zvicër, duke shtuar se disa prej dispozitave, përfshirë rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, nuk do të hyjnë në fuqi deri në momentin e nënshkrimit formal.

“Me hapjen e ngushticës pas nënshkrimit të marrëveshjes të premten, me qëllim heqjen e minave, nafta do të rrjedhë përsëri nga të dyja anët për rajonin dhe botën”, kishte shkruar Trump në rrjetin social Truth.

Marrëveshja SHBA-Iran mbetet një nga zhvillimet më të rëndësishme diplomatike të ditëve të fundit, ndërsa pritet që detajet e saj të sqarohen më tej në ditët në vijim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Flasim shpesh për këtë, sepse vëllai im mbron shumë më…