
Vardy është synim i Cremoneses
Cremonese po ëndërron të sjellë në Serie A sulmuesin anglez Jamie Vardy.
Ky nuk është vetëm një transferim fantazie, por ideja më e fundit nga skuadra e Davide Nicola-s për të forcuar sulmin.
Orët e fundit është bërë kontakti fillestar midis palëve, me ish-kapitenin e Leicester, me shpresën se do të pranojë një transferim në Itali.
Klubi po ëndërron shumë, duke shpresuar të tejkalojë konkurrencën dhe t’i japë trajnerit Nicola një sulmues që ka shënuar më shumë se 200 gola në karrierë.
Pas fitores së tyre debutuese në Serie A, në “San Siro” kundër Milanit, ekipi i Cremoneses nuk dëshiron të ndalojë së ëndërruari.
Ata po kërkojnë një sulmues dhe e kanë identifikuar sulmuesin anglez si një zgjidhje të mundshme, të preferuarin e tyre aktual. Një lojtar i lirë pas rënies së Leicester nga kategoria, Vardy shënoi 10 gola dhe dha 4 asistime sezonin e kaluar.
Tani, në moshën 38-vjeçar, ai është duke kërkuar një sfidë të re dhe Cremona mund të jetë shtëpia e tij e re.