Varfëri e madhe, 1.5 milion britanikë e kalojnë ditën pa ngrënë

12 prill 2020 | 11:13

Sipas një organizate të bamirësisë, mbi një milion britanikë janë të prekur nga mungesa e ushqimit në kohën e karantinës për shkak të koronavirusit.

Rreth 1.5 milion njerëz kanë raportuar se e kalojnë tërë ditën pa ngrënë që nga marrja e masave të izolimit para tri javëve për shkak të mungesës së ushqimit në dollapët dhe frigoriferët e tyre.

Sipas të dhënave të organizatës “YouGov”, gjashtë për qind e popullsisë britanike, më shumë se tre milionë njerëz, e kanë pasur dikë në shtëpi që nuk ka ngrënë darkë shkaku i ushqimit të pamjaftueshëm.

Për më tepër, në këtë hulumtim thuhet se mbi një milion njerëz kanë deklaruar se i kanë humbur të gjitha të ardhurat si rezultat i izolimit të vendit, shkruan “Daily Mail”, transmeton Express.

Kjo organizatë ka bërë thirrje që qeveria të ofrojë më shumë përkrahje për përmirësimin e skemave të ndihmave sociale dhe të ofrojë pako ushqimore për personat e vetizoluar.

Autoritetet lokale i kanë shtuar përpjekjet për t’i ndihmuar njerëzit e prekur nga masat. Këshilli i Qytetit të Liverpulit i ka shtuar për 150 për qind grantet emergjente për njerëzit pa ushqim dhe pa para në mënyrë që ata të kenë mundësi t’i paguajnë faturat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Priti me muaj të tërë dhe në fund, publiku ia…