Varhelyi: Kosova do t’i marrë 100 mijë vaksina, kontingjenti tjetër vjen në qershor

05 maj 2021 | 13:17

Komisionieri për zgjerim dhe fqinjësi i Bashkimi Evropian (BE), Oliver Varhelyi, i shoqëruar nga kryeministri Albin Kurti ka vizituar “1 Tetori”, ku janë njoftuar për procesin e rivaksinimit të stafit shëndetësor me vaksinën “Pfizer” të siguruar nga BE-ja.

Me këtë rast, Varhelyi ka thënë se Kosova do të marrë 100 mijë vaksina nga “Pfizer”-i, duke siguruar se në qershor do të vijë edhe kontingjenti tjetër i vaksinave kundër Covidit.

“Ka qenë një detyrë e vështirë për sigurimin e vaksinave, por ja ku i kemi. Kosova do të marrë 100 mijë vaksina nga Pfizer”-i.

“Me këto doza dhe tjerat që do të vijnë në qershor ju do të keni mundësi t’i vaksinoni të gjithë personelin shëndetësor”.

“Do të vazhdojmë që të punojmë me kryeministrin për të siguruar vaksina dhe të vaksinojmë të gjithë”.

“Shpresojmë që kjo është përpjekja jonë e fundit e luftimit të pandemisë. Kjo tregon dhe nënkupton që ne brengosmi për Ballkanin Perëndimor dhe për Kosovën”, ka thënë komisionari Varhelyi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Drejtësisë të cilën e drejton Albulena Haxhiu ka…