“Variety”: “Zgjoi” në pesëshen e kategorisë për filmin më të mirë ndërkombëtar
30 dhjetor 2021
| 16:46
Lista e ngushtë e ‘Oscars’ u shpall në 10 kategori, dhe ka nisur të bëhet një lloj parashikimi sa i përket prestigjiozes “Academy Awards”.
Medium i njohur amerikan, ‘Variety’, ka publikuar listën e filmave, ku sipas tyre ata do të jenë në mesin e të nominuarve për çmimin “Oscar”, transmeton Indeksonline.
Në pesëshen e kategorisë për filmin më të mirë ndërkombëtar është edhe filmi “Zgjoi”, nën regji të Blerta Bashollit.