Varrimi i babait të Albulena Haxhiu bëhet sot në Lupç të Podujevës
11 prill 2026
| 08:58
U.D presidentja dhe kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu ka njoftuar për ndarjen nga jeta të babait të saj, duke bërë të ditur edhe kohën dhe vendin e ceremonisë së varrimit.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Haxhiu ka shkruar se sot, në orën 17:00, në fshatin Lupç të Podujevë, familjarët, miqtë dhe të afërmit do t’i japin lamtumirën e fundit babait të saj.
“Të dashur miq e familjarë, ju njoftojmë se sot, në orën 17:00, në fshatin Lupç të Podujevës, do t’i japim lamtumirën e fundit babit tonë të dashur. Faleminderit të gjithëve për ngushëllimet në këto momente të rënda. Me mirënjohje të thellë, Familja Haxhiu”, ka shkruar ajo.



