I jepet lamtumira Hekuran Hoxhës, Haradinaj: Kani, u prehtë në paqe!

30 janar 2026 | 15:41

I është dhënë lamtumira e fundit kandidatit për deputet nga radhët e AAK-së, Hekuran Hoxhës, i cili vdiq para dy ditësh.

I pranishëm në ceremoninë e varrimit ishte kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, deputetë e qytetarë.

“Lamtumira e fundit për kolegun tonë, Hekuran Hoxhën – Kanin. Familjes Hoxha, miqve dhe kolegëve, iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe uroj të gjejnë forcë e durim për ta përballuar këtë dhimbje të madhe. Kani, u prehtë në paqe!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fatian Berani shpall të pavlefshme diplomën e gjimnazit “Frang Bardhi”…