Vasfije Krasniqi denoncon kryetaren e Komisionit për verifikimin e viktimave të dhunës seksuale: As në telefon s’lajmërohet

10 dhjetor 2023 | 22:12

E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë njëherit ish-deputete e LVV-së, Vasfije Krasniqi ka reaguar pasi kryetarja e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusin të Viktimave të Dhunës Seksuale nuk i është përgjigjur në telefon.

Ish-deputetja e LVV-së, Vasfije Krasniqi-Goodman, e cila është një e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës ka shprehur një ankesë për Komisionin e verifikimit të viktimave.

Ajo në profilin e saj në Facebook, ka shpërndarë një faqe të Viber, ku shihet se ka kontaktuar në prill e në gusht Leonora Selmanin, kryetaren e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Viktimave të Dhunës Seksuale, por ajo nuk i është përgjigjur në telefon.

E njëjtat madje ia ka lënë vetëm “seen” Krasniqi-Goodman, edhe kur kjo e fundit i ka treguar se kush është, dhe i ka kërkuar t’i lajmërohet në telefon.

“Komisioni per verifikimin te viktimave as ne tel nuk lajmerohen”, ka shkruar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Samadrexha e ka fituar derbin e xhiros së fundit të…