
Vasfije Krasniqi ndan rrëfimin e saj në OKB: Këto krime nuk duhet mbetur pa u ndëshkuar
Zëri i Kosovës u dëgjua fuqishëm në Kombet e Bashkuara në Ditën Ndërkombëtare për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt.
Kështu tha Presidenca e Kosovës, e cila u përfaqësua nga Vasifje Krasniqi, si e Dërguar e Posaçme për Dhunën Seksuale gjatë luftës, e cila ndau rrëfimin e saj dhe të mijëra të mbijetuarve të tjerë.
“Duke përfaqësuar Zyrën e Presidentes si e Dërguar e Posaçme për Dhunën Seksuale gjatë luftës, Vasfije Krasniqi, ndau rrëfimin e saj dhe të mijëra të mbijetuarve të tjerë, duke i kujtuar botës se këto krime nuk harrohen dhe nuk duhet të mbeten të pandëshkuara”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, presidenca tha se në këtë ngjarje, të organizuar nga Misionet e Përhershme të Shqipërisë, Ukrainës dhe Sudanit në OKB, Kosova dha mesazh të qartë se drejtësia për të mbijetuarit e dhunës seksuale në konflikt, nuk është zgjedhje por është detyrim moral dhe ndërkombëtar.