
Vrasje me armë zjarri në Ferizaj, policia kap autorin
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka konfirmuar se më 15 shtator 2025, rreth orës 19:42, në fshatin Balaj ka ndodhur një vrasje.
Viktima është një mashkull rreth 40 vjeç. Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe ka sekuestruar një armë zjarri.
Hetimet po vazhdojnë nga njësitë përkatëse nën udhëheqjen e prokurorit të shtetit. Informacione të detajuara pritet të jepen në një raport vijues.
“Me datën 15.09.2025 rreth orës 19:42 kemi pranuar një informatë se në fshatin Balaj të Ferizajt ka ndodhur një vrasje. Viktimë është një person mashkull, i moshës rreth 40 vjeç. Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe ka sekuestruar një armë zjarri. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante nën udhëheqjen e prokurorit të shtetit.Për informata të detajuara do të njoftoheni me raport vijues”, tha Veseli