Vrasje në Shkodër, një person ekzekutohet në rrugë me armë zjarri

04 shtator 2025 | 22:54

Një tjetër ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur qytetin e Shkodrës mbrëmjen e së enjtes. Një person është qëlluar për vdekje me armë zjarri në një nga zonat e populluara të qytetit.

Sipas informacioneve paraprake, viktima u qëllua me disa plumba rreth orës 22:30, ndërsa ndodhej në rrugë. Autorët janë larguar nga vendngjarja menjëherë pas të shtënave.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorëve. Trupi i viktimës është dërguar në morg për ekzaminimet mjeko-ligjore.

Nuk dihen ende motivet e ngjarjes, ndërsa forcat e rendit kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit dhe janë duke sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë.

Kjo vrasje rikthen shqetësimin për situatën e sigurisë publike në Shkodër, një qytet që vitet e fundit ka qenë shpesh skenë e ngjarjeve të rënda kriminale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës…