VATRA në krah të liderëve të UÇK-së: Procesi gjyqësor në Hagë të jetë i drejtë dhe i paanshëm

13 maj 2025 | 14:12

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra qëndron në krah të liderëve të UÇK-së dhe shpreh besimin e palëkundur në pastërtinë e luftës çlirimtare dhe kërkon që procesi gjyqësor në Hagë të jetë i drejtë e i paanshëm. Kryetari i Vatrës Dr. Elmi Berisha deklaroi pas takimit me deputetin e Parlamentit të Kosovës z. Artan Behrami. “Sot prita në një takim të veçantë z. Artan Behrami, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Gjatë këtij takimi u diskutua gjerësisht për procesin që po zhvillohet në Gjykatën Speciale në Hagë ndaj udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – burrave të lirisë që udhëhoqën një luftë të drejtë për çlirimin e popullit të Kosovës nga një regjim shtypës dhe kriminal.

Federata VATRA, si zëri historik dhe institucional i diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shpreh besimin e palëkundur në pastërtinë e luftës çlirimtare dhe kërkon që procesi gjyqësor në Hagë të jetë i drejtë, i paanshëm dhe të garantojë transparencën që meriton historia jonë kolektive.

VATRA qëndron krah liderëve të UÇK-së që sot padrejtësisht po mbahen larg atdheut, me bindjen se drejtësia do të triumfojë dhe do të vulosë edhe një herë legjitimitetin e luftës sonë për liri” deklaroi kryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra Dr. Elmi Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar të…