VAZHDIMI I SEANCËS 25/9/1945, FJALA E MBROJTËSVE

18 nëntor 2018 | 14:11

Prof. dr. Sabile Keçmezi-Basha

(Procesi gjyqësor i Prizrenit më 1946 sipas dokumenteve të gjykatave ish-jugosllave. Para trupit gjykues dolën 34 patriotë të cilëve gjyqi ua shqiptoi dënimet: gjashtë veta i dënoi me pushkatim, të tjerët me vite të shumta burg) /24/

(Sqarim: Shkrimi në vazhdim botohet pa i bërë redakturë gjuhësore pasi është i shkruar si në dokumentet origjinale)

Sot trupi gjykues tue qenë i formuer si ne seancën e më parme, tue qenë gati PP, Ali Shukrija e prane Mustafa Biçoku si note shkrues u mblodhë ne sallën e gjykimeve (shtepin kulturore).

U sollen te pandehurit nga burgu dhe tue pas pranë tyne mbrojtësit e tyne shoket Xhevdet Pallaska, Zeqi Arni, e Jahja Osmani, u vun ne vendet e posaçme  dhe keshtu filloi gjyqi botenisht dhe me dyer të hapura.

Mbi kete Kryetari i gjyqit pyeti PP nese kishte me gjë për të thënë, i cili u përgjigj se nuk kishte, u pyeten gjithashtu mbrojtësit e të pandehurve  si dhe të pandehurit nji nga nji nese kishin me gjë per te thenë, per zgjenim te hetimeve, te cilet deklaruan se nuk kishin, te cilet deklaruan se nuk kishin.

Vendim: Me qenë se hetimet e deri tashme shifen te mjaftueshme, trupi gjykues shpalli mbarimin tyre.

Si u deklarue ky vendim PP mori fjalen e thase: Paraqiti pretencën përfundimtare te shkruese, e cila banë pjesë ne kete proces dhe u bashkue me aktet relative.

Zeqi Ali përfaqësues mbrojtes i të pandehrvet Tahir deda, Fehim Ibrahimi, Abdullah Rexhepi, Hasan Rrustemi, Basri Sallko e Maliq Balija, mori fjalen e tha se: Te perfaqesuarit prej meje Tahir deda, Fehim Ibrahimi, Abdullah Rexhepi, Hasan Rrustemi, Basri Sallko e Maliq Balija, të akuzuem per fajin e parapam prej ligjit, krimi kunder popullit e shtetit, per shkak se kanë qenë anëtar te komitetit ilegal ashtu quajtur Komiteti Demokratik Nacional, por nga rrjedhimi i gjykimit nuk u faqen prova për fajsin e tyre. Si fakt dhe provë per keto janë deponimet e njeni tjetrit qe ju ngarkojn akuzen gje qe nuk munt te konsiderohet si provë per denimin e tyre.

Tahir Deda ka dasht me formue nji komitet per kete ka bisedue me Fehim Ibrahimin dhe të pandehurit e tjerë veëse, skan pas marrë pjesë nate organizatë.

Kerkojm prej gjyqit qe te deklarohen te pafajshem ne rast denimi kerkojm qe tju nepet dënimi më i vogël.

Xhevdet Pallaska, përfaqësuesi mbrojtës i të i të pandehurve Rifat Krasniqi, Abdullah Hajrullahu, Abdullah Hamzës, Sinan Hazërit, Sefedin Ahmetit, Xhemil Flukut, Çamil Jeminit, Sadik Peçanit, Brahim Abdylit e Muhamet Vejselit, mori fjalë e tha se:

Shok gjyqëtar, para gjyqit te juaj ndodhen shumë persona me mjeshtrin dhe kapacitetet të ndryshme, kështu që në raste të dhanjes te vendimit per të pandehurit e përfaqësuem prej meje, lutemi gjithën te merret parasysh se organizata ku kanë marrë pjesë keta nuk ja ka mbrritun qëllimit. Nji nga të përfaqësuesit e mij Rifat Krasniqi me emën “Sokrat Skenderbeg”, sekretar i KND te Rahovecit, si e kemi konstatue dhe vet, ky të gjitha sendet gati i ka pohue, perveq se ka mohue te jet iniciator i Komitetit të Rahovecit.

Ky me të vërtet si nji intelektual dhe gjykatës na duket qe te jet iniciator, por vetem duhet të dijm se ne popullin tonë per deri tash njeri intelektual nga nji vend i huajne nji qytet si ai i Rahovecit nuk mund të luan role te kësi lloit pa e pas ndihmen e agallarve te vendit. Paries së vendit dhe pasanikve të vendit. Faji që e rëndon Rifatin ma tepër mund të jet se ky nuk asht kene dasht si intelektual me ra ne nji nivel- grad me anëtarët e tjerë te këtij komiteti.

Xhemil Fluku kryetar i komitetit qendrës së Prizrenit njeri i vogël dhe i lig ndoshta si i njohtun i kriminelit kapiten Riza Alisë ka ra nën influencen e tij i cili ka emnue si kryetar të këshillit kesh qe me padashje dhe jo koshiente asht kanë kryetar i organizatës ilegale. Nga ana tjetër shofin se kete njeri te lig me rastin e grindjes qe janë bam ne vresht si kryetar, mbasi qe nuk ka tregue per komitetin as nji aktivitet, kështu pra shifet se asht kanë vegel qorre e kriminelit Riza Alisë dhe kukull ne komitetin qe mund te quhet komiteti i malit.

Abdullah Hamza “Paljaqo” njeri injorant ka ra viktim e ortakit te tij Sylejman Malltës, asht mashtrue dhe ka shkue bashk me te ne vneshta ke krimineliRiza Alia, po prej tij asht asht mashtrue dhe kjo bande. Ka bame nji konferencë ne shtepin e tij edhe ky asht betua, me dije qoft nga frika e influenca. Ndonji veprim dhe aktivitet ne kete komitet nuk asht bamun, por faje qe mund ti ngarkohen, asht se nuk i ka njohtue pushtetin popullor, por dhe këta e ka bamun nga injoranca, lutem gjyqit me e dënue me nji denim ma te lehtë.

Nji lloj me kete jep llogari para trupit gjykues dhe Abdullah Hajrullahu dhe ky mashtrohej e shkon ne vneshta, por si njeri paranderi, si njeri i varfën dhe kapiten Riza Aliu i nep shkelmin dhe nuk e lenë me u afrue ne rrethë. Ne vresht ku kanë pas konferencë nga kjo shifer se ky ka mundur me i shërbye vetem si korier e as gjë tjetër.

Te merret parasysh gjendja e tij ekonomike, injoranca dhe lutem qe te dënohet sa më leht.

Sefedin Ahmeti me që nuk ndodhet ketu, nuk kam çka  te themë për te, pra gjyqi le të vendos çka te shofi të arsyeshme.

Sinanë Hazëri me duket se ka ngel si Miza në mjalt, gjykata kete gja mundet me e konstatue dhe keshtu kërkoj qe te lirohet nga akuza.

Persa i përket Qamil Eminit, Sadik Mehmet Peqanit sikurse është konstatue, keta kanë rënë viktim prej Tahir Dedës, të cilët kanë qenë tue ndejtun në kafe., janë thirrë prej Tahirit dhe kanë shkue ne shtepin e tij, mbasi ky ka qenë si nën [punës asht aq i poshtër që ta tradhtoi pushtetin popullor, ne shtepi ju ka folur dhe asht mundue me ju mbush mendjen, tue kritikue  pushtetin dhe gjendjen e sotshme, por fjalet nuk kanë [pas sukses se keto megjith se si katundar dhe analfabet, me njëherë kanë  pame se Tahiridonte ti fusi ne nji gjë kundra shtetit te cilen këta nuk e kanë deshirue dhe menjëherë janë largue, tue mos iu dhanë pëlqimin e vet. Mbi veti nuk kanë marr as nji detyrë as që kanë as që kanë bamun as nji veprim. Kjo keshtu forcihet me deponimet e të pandehurve te rreshtuem Maliq Balijes te cilat rezultojn te shenume  ne procesin  Gjyqësor të dt. 21 te këtij muaji. Akuzat se këto ne vjetin 1943/44 gjoja kanë formue banda të armatosura kundra LNÇ nuk asht e vertet, por bashk me keto ky faj asht amnestuemun me Dekret ligjin mbi amnestin e faljen e përgjithëshme, shif art.1, pika 1.

Poashtu nuk asht e vertet se keta kanë mobilizue djelmosha per Divizionin SS, por përkundrazi brenda mundësive të tyre. LNÇ e kanë ndihmue deri diku bash tue pengue mobilizimin e djelmoshave per te shkue SS, por edhe ky faj me Dekretligjin e nalt permendun asht amnestue. I vetmi faj qe mund të retulltoj kundra tyre asht se keto nuk kanë lajmrue pushtetin popullor mbi fjalet qe ju ka thanë Tahiri, por edhe kjo ka rrjedhë nga injoranca e tyre dhe nga frika. Pra per keto kerkojm të shkarkohen nga akuza që e ngarkojn.

Ibrahim Abdyli nuk mund të merret nen përgjegjësi per te vetmen arsye se Tahir Deda i ka thanë Basri Sallkut  se koriri te vjen Ibrahim Abdyli nga Peqni, ky asnjëherë nuk ka shkue e shërbye si korir, gjë e cila provohet me deklaratën e Basri Sallkos.

Muhamet Vejseli nuk ka bamun ndonji faj qe mund ta e rendojë ky ka qenë mik i lëvizjes NÇ. Kete gjë e ka provue se tue qenë okupatori këtu ka ik ne Krajkë, ku atje asht bashkue ne teritorin e lirë, me shokët Mehmet Hoxha e Nenadin, dhe tue qenë si mik asht zgjedhë si sekretar i Këshillit të Frontit, anëtar i Komitetit Shqiptar dhe kryetar ne katundin e vet dhe vet para popullit e shifni se sa turpnohet e i vjenë keq qe ndodhet para gjykatës, na duhet se nuk ka bame as nji faj.

Pra si për këtë asht dhe për të tjer[et kërkojm qe te  shkarkohen nga akuza qe i ngarkohet.

I pandehuri Tahir Deda kur u pyet per herën e fundit rhase: Kekrojë mëshir prej trupit gjykues per gabimet qe kam bame, tue shtuem, se nuk është bamue ndonji vepër e keqe dhe se nuk kemi pas qellim te kete.

I pandehuri Halim Spahija  tha se: Unë kam qenë i LNÇ qysh nga vjeti 1941, kamë dhanë ndihmat e mija morale dhe materiale. Fjala e bamun prej të pandehurit Tahir  se organizata e tyre  e ka pas kryet në Kukës, nuk donë me thanë se jam une , per shkak se une nuk mundem ta përfaqësoi Kukësin. Familja ime si si nji familje partizane  ka pas njerëz të internuem ne Vjenë, unë kam qenë de jam nji person i LN. Tahir Deda ka pohue para meje se une  nuk i kam dhanë udhëzime. Kukësin une sikur që thash nuk mundem me e përfaqësue i cili asht 20.000 frymë dhe unë nuk jam kene  ndonji bajraktar ose kryetar i Kukësit. Sjelljet e mija i dijn të gjithë dhe ne se nuk do të bihet knaqesia te pyetet Kukësi, Prizreni dhe Gjakova. Kërkoj që të vendoset shkarkimi i em nga akuza dhe në rast te kundërt, kërkoi qe te lehtësohem ne ndëshkimin që mund te me jepet.

I pandehuri Fehim Ibrahimi tha se: Une nuk kam bame pjesë ne komitet dhe ne mbledhje dhe asnjë detyrë te caktueme nuk kam pas dhe gjithë pjesëtarët e familjes  se ime kanë ndihmue luftën NÇ dhe shtëpia e ime  ka qenë çerdhja e partizanëve , kërkoi pafajs e në rast të kundërt lehtësimin e ndëshkimit.

I pandehuri Hasan Rrustemi tha se: Unë vetem jam fajtor per shkak se nuk kam lajmrue autoritetet, por kjo ka rrjedhë per shkak te traditave  shqiptare pse kanë qenë miq në shtëpie dhe kërkoi pafajin e vet.

I pandehuri Basri Sallko thase, unë jam i pafajshëm dhe kërkoi pafajin e vet.

I pandehuri Maliq Balija  thase  unë nuk kam organizue gja ne Rahovec, veq se jam njeripa influencë dhe kërkoi qe te vendoset pafajësia e tij.

I pandehuri Rifat Krasniqi th ase: Ndodhem para  Gjyqit Popullor dhe popullit si fajtor se gjoja  unë kam formue Komitetin Nacional Demokratik në Rahovec. Nga nji deklarat e nji profesori te universitetit kame pamun raste me pa se si une jam futun si njiintelektual ne nji organizat te tillë, gjyqi kur të gjykoj e nji njeriut, duhet me hetue gjanë e gjatë. Hoxhë Maliqi ka deklarue se kur ka qenë në Rahovec atje asht takue me Kadri Minushin e i ka kërkue listen per me formue komitetin.

Shok gjyqëtar si vetë nji person pa kene në komitet per me kerkue listat, kete mund ta gjykoni juve.

Jo vetem si nji student kur kam qenë në Beograd, kam bame pjesë në LNÇ, por edhe gjatë kohës së okupacionit kam fillue me kërkue shokë antifashista dhe mbasi jemi formue e kemi bamun shoqënin e kemi nxjerr pllakata e mbas pak kohe  jemi lidh me Prizrenin qe ne te  ishte Xhavit Nimani si kryetar e tue bashkpunue me te e ma vonë me Ismet Shaqirin dhe keshtu kam punue tue dhanë dhe ndihmat e nevojshme, ne shtepi kam mbajtur partizan dhe kam shpetue jeten e pesë partozanve si Ramadan Vraniqiit e të tjerë. Keshtu kam ndërhy dhe kam shpetue tue i marr ne dorëzim nga duert e gjandarmerisë, kur ndodhesha si gjyqëtar te cilet kanë pas listen e shumë shokëve  te cilën e kam grisur, per mos me ra në në dorë të okupatorit.

Të gjithëa këto kërkoj qe te merren parasysh dhe të deklarohem i pa fajshëm, ose ma ne fund te shumten e fajit me amnistie, mbasi neve nuk kemi bame ndonji luftë dhe as duret nuk i kemi të lyme me gjak. (Vijon)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prof. dr. Sabile Keçmezi-Basha (Procesi gjyqësor i Prizrenit më 1946…