‘Vazhdo të shkëlqesh ylli i babës’, Atifete Jahjaga përlotet nga letra e babait (video)

14 prill 2024 | 15:33

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, në emision “SOL”, të “Klan Kosovës”, ka folur shumëçka rreth jetës së saj familjare.

Jahjaga ka rrëfyer se si ajo është rritur nga dy prindër që bën gjithçka për të dhe për vëllain e saj.

Ish-presidentja ka treguar se si babai e quan atë “djali i babës” dhe zanafillën e kësaj nofke.

Ndër të tjera, ajo është shprehur se pikë të dobët e ka pasur, e ka dhe do ta ketë, babanë dhe nënën.

“Unë e kam shoqëruar babanë çdo kund, edhe nëse ai ka dalë të pi me shoqërinë e tij, ai hipte në motoçikletën e tij, ka qenë fans tepër i madh i motoçikletave, dhe ai gjithmonë më ka vendosur para tij. Shokët e tij qeshnin, i thoshin zoti Ibrahim e solle djalin kaq herët ta mësosh, thoshte ‘o nuk është djalë, është gocë’”.

“Ka vazhduar nofka që unë jam djali i babit, dhe vazhdon të mbetet ajo nofkë”.

“Babai im ka qenë pika ime e dobët, dhe është ende pika ime e dobët, edhe mami”.

“Ata kanë marrë një mision të përbashkët që të na rrisin mua dhe vëllain tim, më një frymë krejtësisht ndryshe nga ajo që ishte standard në atë kohë”, ka thënë Jahjaga.

Ndërsa jë letër e shkruar nga i ati i Atifete Jahjages, e ka emocionuar shumë ish-presidenten.

Ajo ka shfaqur lotët në sy përgjatë leximit të letrës, ku sipas saj, është e vështirë për të t’i shpreh emocionet, njëjtë si babai i saj.

“Djali i babës, arritjet e tua janë një dëshmi e forcës, vendosmërisë dhe vullnetit tënd të palëkundur. Përkundër obligimeve të panumërta, orëve të gjatë pa gjumë, gjithmonë ke gjetur kohë me qenë çika më e mirë në botë. Prej momentit që të kam marr në duar për herë të parë, ende vazhdon me më bë krenar. Negociatore e hatashme dhe luftëtare e tmerrshme kur beson, e ke prej lindjes. Vazhdo të shkëlqesh, ylli babës. Baba të do shumë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), në Ditën e të Mbijetuarve…