Vazhdohet afati i vlefshmërisë së letërnjoftimit për shtetasit e Kosovës

26 mars 2020 | 15:19

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike (MPBAP) ka njoftuar qytetarët se ushtruesi i detyrës se ministrit të kësaj ministrie, Xhelal Sveçla, ka nënshkruar vendimin ku të gjithë shtetasve të së Kosovës që iu ka skaduar apo iu skadon afati i vlefshmërisë së letërnjoftimit, nga pamundësia që të vazhdojnë për shkak të situatës së paraqitur me virusin Covid-19, iu vazhdohet afati i vlefshmërisë deri në shfuqizimin e këtij vendimi.

Gjithashtu, i njëjti vendim vlen për shtetasit e huaj të cilët kanë leje qëndrimin, mirëpo iu ka skaduar apo iu skadon afati i vlefshmërisë.

Ky vendim është i bazuar në Ligjin për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore dhe agjencive të pavarura, Ligjin për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse, dhe Ligjin për mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Federatës së Futbollit Italian (FIGC) Gabriele Gravina mbetet…