
Vazhdojnë me intensitet të shtuar punimet në stadiumin e Gjakovës
07 shtator 2020
| 21:43
Komuna e Gjakovës përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se, janë duke vazhduar punimet me intesitet të shtuar në ndërtimin e stadiumit të qytetit të Gjakovës.
Sipas këtij njoftimi, punimet për fazën e parë të projektit për ndërtimin e stadiumit të ri të qytetit të Gjakovës po vazhdojnë dhe sipas punet po kruhen sipas parashikimeve.
Ky projekt është dedikim për të gjitha gjeneratat që kanë dhënë kontributin e tyre në sportin e futbollit.
Në anën tjetër, futbollistët dhe talentët e rinj, do të kenë një ambient të ri dhe modern, i cili i plotëson të gjitha kushtet dhe standardet për ushtrimin e aktivitetit të tyre sportiv, thuhet ndër tjera në njoftimin e Komunës së Gjakovës.