Vazhdojnë protestat kundër Qeverisë në Bagdad

03 nëntor 2019 | 14:30

Protestuesit në Bagdad kanë bllokuar tërë qytetin në protestat anti-qeveritare të cilat po vazhdojnë që nga 1 tetori.

Më shumë se 250 persona janë vrarë në përleshjet me forcat policore që nga fillimi i protestave kundër korrupsionit.

Javën e kaluar, presidenti i vendit, Barham Saleh, ka thënë se kryeministri Adel Abdul Mahdi do të mund të jep dorëheqje nëse partitë politike pajtohen për zëvendësimin e tij.

Të dielën, protestuesit kanë bllokuar rrugët kryesore të kryeqytetit irakian.

Ata po kundërshtojnë “dështimin e kryeministrit për uljen e papunësisë, korrupsionin endemik dhe shërbimet e dobëta publike”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pacientët me probleme në zemër të cilët kanë nevojë për…