Vazhdojnë punimet në Galerinë Kombëtare të Kosovës

27 qershor 2025 | 14:00

Ministri në detyrë i MKRS-së, Hajrulla Çeku ka bërë të ditur se janë duke vazhduar punimet me dinamikë të lartë në Galerinë Kombëtare të Kosovës.

“Po vazhdojnë me dinamikë të lartë punimet në Galerinë Kombëtare të Kosovës. Institucioni qendror i artit pamor po i nënshtrohet rinovimit dhe restaurimit të plotë, ndërsa po krijohen edhe hapësira të reja për ruajtjen dhe inventarizimin e koleksionit shtetëror të veprave të artit. Ky investim siguron që Galeria të mbetet një qendër funksionale, e denjë dhe gjithnjë më e hapur për artistët dhe publikun”, ka shkruar Çeku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Carlos Garcia Badias është zyrtarisht trajneri i ri i Flamurtari…