Vazhdojnë punimet në Prishtinë për rregullimin e shtigjeve të këmbësorëve

07 maj 2020 | 17:31

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë me dije se janë duke vazhduar punimet dhe intervenimet për rregullimin e shtigjeve të këmbësorëve.

Ai ka postuar disa fotografi në llogarinë e vet në “Facebook” në lagjen Bregu i Diellit.

“Kjo pjesë në lagjen Bregu i Diellit po merr pamje tjetër tash pas zbatimit të projektit dhe do të ndihmojë që banorët e lagjes, pa dallim, të lëvizin lirshëm dhe sigurt”, ka shkruar Ahmeti.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Coronavirus trondit një nga klubet më të mëdhenj të Brazilit…