
Vazhdojnë sulmet në Harkiv dhe Kiev të Ukrainës
01 mars 2022
| 07:03
Sulmet ruse në qytetin Harkiv të Ukrainës dhe kryeqytetin Kiev vazhduan gjatë natës së 28 shkurtit dhe mëngjesit të 1 marsit.
Në Harkiv, ushtria ruse po hidhte në erë nënstacione, tha kryebashkiaku i qytetit, Ihor Terekhov.
Sulmet thuhet se po shkaktonin probleme me furnizimin me energji elektrike dhe ujë.
Ndërkohë, trupat ruse thuhet se po përparonin drejt kryeqytetit.
“Situata mbetet e tensionuar”, ka shkruar Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës në “Facebook”.
Të hënën, sulmet në Harkiv lanë të paktën 11 persona të vdekur dhe dhjetëra të plagosur, me 87 objekte banimi të shkatërruara.
Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës nisi më 24 shkurt dhe u pësua me një varg sanksionesh që vendet e Perëndimit i vunë Rusisë.