Vazhdon bamirësia e Labit

09 janar 2024 | 13:23

Këngëtari i mirënjohur e humanisti, Labinot Tahiri “Labi”, ka vazhduar me bamirësi edhe në vitin 2024. Labi ditë më parë ka nderuar me nje vizitë edhe nënë Ferdonije në Gjakovë e cila gjatë luftës së fundit ka humbur bijtë dhe bashkëshortin e saj, ndërsa ditën e hënë ka vizituar edhe ish-luftëtarin e UÇK-së të batalionit “Atlantiku”, Muhamet Kuka, i cili ka lë Amerikën dhe iu është bashkuar luftës çlirimtare të Kosovës, dhe me këtë rast në emër të mbështetësve të tij dhe të gurbetqarëve ia ka dhuruar 500 euro. Nuk është hera e parë që Labi kontribuon me buxhetin e tij personal për qytetarët të cilët kanë kontribuar për Lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, por që tani janë duke kaluar ditë jo të mira dhe që janë me gjendje të rëndë sociale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emmanuel Macroni e ka emëruar Gabriel Attalin kryeministër të ardhshëm…