
Vazhdon bllokada
09 qershor 2025
| 11:27
Ka dështuar edhe vazhdimi i 29-të i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Tentimi i Lëvizjes Vetëvendosje për krijimin e një komisioni ad-hoc për votim të fshehtë ka dështuar edhe të hënën.
Kryesuesi e seancës konstituive, Avni Dehari, ka kërkuar nga PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja, Nisma dhe Lista Serbe që të bëjnë propozimet e kandidatëve të tyre për komision, por këto parti nuk kanë pranuar dhe nuk kanë marrë pjesë në votim.
53 deputetë kanë votuar për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Dehari ka ndërprerë seancën dhe ka bërë me dije se vazhdimi i saj të jetë më 11 qershor, në orën 11:00.