Vazhdon bllokada, as në tentimin e 25 nuk konstituohet Kuvendi

02 qershor 2025 | 11:05

As në tentimin e 25 nuk është konstituuar Kuvendi i Kosovës, i dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Seanca konstituive ka ngecur tek votimi i Komisionit ad-hoc për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit në mënyrë të fshehtë.

Në favor të këtij komisioni kanë votuar deputetë 51 dhe një kundër.

Pas dështimit, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka ndërprerë punimet e Kuvendit, duke bërë me dije se të mërkurën do të vazhdojë punimet seanca konstituive, duke filluar nga ora 11:00.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër për deklaratat…