Vazhdon bllokada, dështon përsëri konstituimi i Kuvendit

27 maj 2025 | 11:30

Përsëri ka dështuar konstituimi i Kuvendit Republikës së Kosovës.

As në përpjekjen e 22-të, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arritur ta zhbllokojë situatën për ta zgjedhur Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit.

Në votimin për zgjedhjen e kryetarit në mënyrë të fshehtë kanë votuar vetëm 54 dhe një kundër.

Pas dështimit, kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, ka bërë me dije se kjo seancë do të vazhdojë të enjten në orën 10:00

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oklahoma City Thunder ka marrë një fitore të madhe si…