Vazhdon bllokada, Kuvendi nuk konstituohet as në herën e 48

17 korrik 2025 | 11:33

Deputetët e Kosovës as sot nuk kanë arritur pajtueshmëri për konstituimin e Kuvendit. Edhe në përpjekjen e 48-të është parë skenari i njëjtë.

LV-ja nuk ka ndryshuar qasje as pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme, i cili ka konstatuar se kryeministrit Albin Kurti dhe ministrat që janë zgjedhur deputetë nuk mund të ushtrojnë funksione ekzekutive njëkohësisht.

Pavarësisht vlerësimeve të qartë të këtij aktgjykimi, LV-ja nuk ka hequr dorë nga skenari i saj, të cilin e ka praktikuar në këta tre muaj që kur ka filluar seanca konstituive.

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, ka vazhduar me refuzimin e edhe të zbatimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me votimin e fshehtë për kryetar të Kuvendit.

Ai edhe sot ua ka ndërprerë fjalën deputetëve të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, të cilët kanë dalë në foltoren e Kuvendit.

Kësaj radhe, propozimi i LV-së për votimin për formimin e një komisioni për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit ka marrë vetëm 51 vota.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayer Leverkusen ka refuzuar një ofertë prej 8 milionë eurosh…