
Vazhdon bllokada në Kuvend
25 maj 2025
| 11:29
Për herën e 21 me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar sërish sot ta konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit.
Edhe në seancën e sotme nuk u arrit formimi i komisionit për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë për kreun e ri të organit ligjvënës.
Pro këtij komisioni votuan 53 deputetë, një ishte kundër dhe nuk pati abstenim.
Seanca konstituive do të vazhdojë të martën, më 27 maj, në orën 11:00.