Vazhdon edhe sot gjykimi në Hagë

28 mars 2024 | 08:15

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do të vazhdojë sot procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.

Më 30 shtator të vitit 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar e kishte dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku ata ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 9 nëntor të vitit 2020, Krasniqi dhe Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për këto akuza, dhe njëjtë janë deklaruar edhe Veseli dhe Selimi më 11 nëntor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Artane Rizvanolli, tha se vendi tashmë ka…