
Vazhdon hajgarja në Kuvend
11 maj 2025
| 10:34
Edhe në përpjekjen e 14-të nuk pati vota për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit, për formimin e një komisioni për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë për kryeparlamentar.
Seanca e radhës për konstituimin e Kuvendit vazhdon pas 48 orësh. Kështu tha sot kryesuesi i seancës, deputeti Avni Dehari.
Në seancën e sotme u pa edhe një mungesë më e theksuar e deputetëve, pasi të pranishëm ishin vetëm 92 deputetë nga 120 sa ka Kuvendi i Kosovës.