Vazhdon kërkimi i 33-vjeçarit që dyshohet se u mbyt në Ujman

28 korrik 2025 | 08:37

Po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e 33-vjeçarit, i cili dyshohet se u hodh në Ujman dhe nuk arriti të dalë më.

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim (ShKKSh), bëri të ditur se kërkimet kanë vijuar edhe në orët e vona të natës, përfshirë edhe me ndihmën e zhytësve profesionistë.

Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë Policia e Kosovës duke vënë perimetrin e zonës, ku dyshohet se mërgimtari ka rënë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, sot do të shpallet aktgjykimi…