Vazhdon kriza e San Antonios

05 dhjetor 11:31

Skuadra e San Antonio ka dështuar në përballjen ndaj Utah Jazz, ku u mund 139-105, humbje që ka zbritur ekipin teksan në vendin e parafundit në Konferencën e Perëndimit.

7 lojtarë të Utah Jazz realizuan mbi 10 pikë, me Mitchell që ishte më i miri me 20 pikë. Një sezon zhgënjyes për Spurs, që duhej të ishin mes ekipeve pretendente, por bashkë me Houstonin mbyllin renditjen në Perëndim. Zhgënjen edhe ekipi i Miami, që u mund në fushën e tij 90-105 nga Orlando, ndeshje ku miqtë bënë diferencën në periodën e fundit, falë 20 pikëve e 13 rebound të Gordon, raporton “Telesport”.

Jashtë fushe fiton edhe skuadra e Sacramento, që mundi 122-105 Phoenix, sfidë e komanduar gjatë gjithë kohës nga miqtë, që diktuan në fushë me lojën e tyre. Te Phoenix mungoi lojtari lider, ndërsa për Sacramento u dalluan lojtarët e stolit, që realizuan 71 pikë (Hield, 20 pikë, më i miri). Fiton edhe ekipi i Indiana, që mundi 96-90 Chicago, ndeshje me shumë barazime, ku të dyja skuadrat dueluan fort deri në fund. Collison me 23 pikë ishte shënuesi më i mirë për Indiana, ndërsa 21 pikët e Markkanen për Bulls mbetën për statistikë. Dallas, falë 21 pikëve të Doncic, mundi 111-102 Portland.

Rezultatet

Indiana – Chicago            96-90
Miami – Orlando              90-105
Dallas – Portland              111-102
Phoenix – Sacramento      105-122
Utah Jazz – San Antonio 139-105

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Senatorët amerikanë kanë thënë se pas një takimi privat me…