
Vazhdon numërimi i votave për asambletë komunale, kjo është tabela për Prishtinën
14 tetor 2025
| 08:19
Nëpër Qendrat Komunale të Numërimit tashmë ka vazhduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për asamble.
Sipas përditësimit të fundit të KQZ-së, në disa komuna është duke vazhduar procesimi i votave nga vendvotimet, e në disa të tjera ka përfunduar.
Në Prishtinë janë procesuar votat nga 254 vendvotime, prej 268 sa janë gjithsej.
Sipas tabelës aktuale, Lidhja Demokratike e Kosovës është e para me 27 mijë e 102 vota, Partia Demokratike e dyta me 21 mijë e 116 vota, pasuar nga VV-ja me 20 mijë e 169 vota.