Vazhdon përkrahja edhe në Llukë të Poshtme për 109-shin e AAK-së, Ramush Ahmetaj

27 janar 2025 | 22:19

Kandidati për deputet i AAK-së me numër 109, afaristi Ramush Ahmetaj, së bashku edhe me kandidatë të tjerë për deputetë nga kjo parti kanë vazhduar fushatën zgjedhore sot në Llukë të Poshtme.

Ahmetaj ka thënë se po vazhdojnë me aktivitete të përditshme me përkrahës të AAK-së.

“Besimi i secilit që na përkrah dhe na voton është obligim për të punuar shumë më shumë për çdo qytetar të vendit tonë. Kandidatët për deputetë nga radhët e Koalicionit ‘Për Kosovën Fituese’, po përkrahën pa rezervë, sepse janë bashkuar krah vlerave, me njerëz që janë në shërbim të vendit natë e ditë. Me koalicionin ‘Për Kosovën Fituese’, dhe me Ramush Haradinaj kryeministër, fitojnë të gjithë, fiton Kosova!”, ka shkruar Ahmetaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Opinionisti, Vehbi Kajtazi ka komentuar acarimin e qytetarëve në tubimin…