Vazhdon procesi i verifikimit të rezultateve për kryetar të Mitrovicës së Jugut

12 nëntor 2025 | 11:02

Në QKN të Mitrovicës së Jugut është duke vazhduar procesi i verifikimit të rezultateve të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunës.

Sipas KQZ-së, deri në orën 09:00 të ditës së sotme, janë verifikuar rezultatet e 75 vendvotime nga 105 sa i takojnë kësaj komune.

Ky proces, planifikohet të përfundojë gjatë ditës së sotme.

Një ditë më herët, të martën është përmbyllur verifikimi i rezultateve të raundit të dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave në 17 Qendra Komunale të Numërimit: Junik, Mamushë, Kllokot, Obiliq, Klinë, Vushtrri, Dragash, Rahovec, Gjakovë, Gjilan, Fushë Kosovë, Suharekë, Kaçanik, Prishtinë, Viti, Prizren dhe Pejë.

Aktivitetet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR): Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar rinumërimi i 41 vendvotimeve me kërkesë të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili ka filluar një ditë më parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trupi gjykues e pyeti Hillin për Adem Demaçin. Sipas diplomatit…