Vazhdon realizimi i projekteve në 55 vendpunishte

23 tetor 2020 | 12:25

Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria e Infrastrukturës Lokale është duke vazhduar punimet në 55 vendpunishte aktive që janë duke u realizuar në vendbanime, projekte këto që janë në shërbim të qytetarëve.

Për të parë nga afër punët në terren, drejtori i Infrastrukturës Lokale, Endrit Gllareva së bashku me stafin e drejtorisë, kanë vizituar projektet që janë duke u implementuar. Gllareva ka thënë se përkundër vonesave të shkaktuara nga gjendja pandemisë globale Covid-19, janë duke punuar më kapacitete të plota në terren në mënyrë që të kryhen punimet sipas planifikimit dhe standardeve të kërkuara.

Projektet të cilat janë duke u realizuar në vendbanime, janë në kuadër të projekteve të planifikuara për t’u realizuara gjatë këtij viti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar në mes të Ministrisë…