Vazhdon rinumërimi i votave, KQZ përfundon verifikimin në 312 vendvotime

17 janar 2026 | 10:33

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i rinumërimit të fletëvotimeve për vendvotimet për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim verifikimi.

Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga KQZ, deri më tani janë rinumëruar 312 nga gjithsej 914 vendvotime. Gjatë këtij procesi, janë evidentuar ndryshime në numrin e votave për disa kandidatë brenda subjekteve politike, ku disa kanë humbur vota, ndërsa të tjerëve u janë shtuar.

Kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje me më së shumti vota të zbritura:

Ejup Maqedonci – 250 vota

Vendenis Lahu – 238 vota

Filiz Mustafa – 226 vota

Adelina Stublla – 165 vota

Albin Kurti – 152 vota

Dafina Alishani – 141 vota

Glauk Konjufca – 86 vota

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bia foli pas eliminimit nga Big Brother Vip Kosova 4,…