Vazhdon situata emergjente në Suharekë, Muharremaj kërkon ndihmë (Foto)

17 gusht 2018 | 11:10

Komuna e Suharekës është përballur me vërshime të cilat kanë shkaktuar dëme materiale. Po ashtu si pasojë e këtyre vërshimeve janë lënduar edhe disa persona.

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka thënë se situata në këtë komunë është emergjente.

Në këtë kontekst, ai ka kërkuar përkrahje nga të gjithë për të ju dalë në ndihmë atyre që janë prekur nga vërshimet.

“Situata emergjente në Komunën e Suharekës vazhdon. Apeloj tek të gjitha bizneset, organizatat humanitare, dhe institucione tjera që të ndihmojnë me veshmbathje, ushqim, ujë të pijes etj. Këto mund t’i dorëzojnë tek Kryqi i Kuq në Suharekë”, ka deklaruar Muharremaj.

Ai ka thënë se tani duhet të punojnë në pastrimin e qytetin i cili është në gjendje të keqe si pasojë e vërshimeve.

“Të gjitha ekipet janë në teren, në pastrimin e rrugëve dhe në ndihmë qytetarëve”, ka deklaruar Muharremaj.

/Epoka e re/

Image may contain: sky, tree and outdoorImage may contain: 2 people, people standing and outdoorImage may contain: 1 person, standing and outdoorImage may contain: sky, tree, basketball court, car, shoes and outdoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ai është baba i tri vajzave bukuroshe, Sophia, 21 vjeçe,…