
Vazhdon Superliga, vëmendja në Podujevë
28 shtator 2025
| 13:02
Superliga e Kosovës nuk pushon dhe pas ndeshjeve që u zhvilluan të enjten, xhiro e shtatë luhet sot.
Do të jetë një xhiro tejet interesante me duele shumë të forta.
Padyshim që vëmendja do të jetë në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë, me Llapin që nuk e ka shijuar ende fitoren që përballet me Gjilanin që po kalon një formë të luhatshme.
Kampioni i Kosovës, Drita kërkon këndelljen ndaj Dukagjinit, me klinasit që janë skuadra lidere së bashku me Prishtinën.
Ndërkohë Prishtinën e pret një përballje e vështirë në udhëtim te Ferizaj.
Duel shumë interesant është edhe ai mes Prishtinës së Re dhe Ballkanit, derisa Drenica pret Malishevën.
Të gjitha ndeshjet e ditës së sotme zhvillohen nga ora 15:00.