Vazhdon të bie numri i rasteve aktive me Covid në Kosovë

07 tetor 2021 | 15:07

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në Kosovë janë wedhe 1 667 raste aktive me Covid.

Sipas kësaj ministrie, gjatë 24 orëve të fundit janë paraqitur 30 raste të reja me Covid dhe janë shëruar 94 persona.

“Nga 2 347 testime, 30 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 94 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 155 671. Në total numri i rasteve aktive është 1 676”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar në 24 orët e…