Vazhdon vendosja e numrave nëpër çdo shtëpi të territorit të Kamenicës

21 korrik 2021 | 14:23

Kryetari i Kamenicës, Qendron Kastrati, ka thënë se është tejet i lumtur që pas emërtimit të rrugëve, tani po implementohet edhe projekti për vendosjen e numrave.

“Ky projekt tejet i rëndësishëm, është realizuar në bashkëpunim me Agjencinë Kadastrale të Kosovës, dhe e financuar nga Qeveria e Norvegjisë”.

“Falënderoj drejtoreshën për Pronë, Gjeodezi dhe Kadastër, Krenare Mavriqin, për punën dhe angazhimin, AKK për bashkëpunimin dhe Qeverinë Norvegjeze për bashkëpunimin. Vazhdojmë së bashku me punë t’mira për komunitetin”, ka shkruar Kastrati në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka vazhduar sot seanca e Kuvendit të Kosovës. Edhe në…